Insajderi
Lajme

Tri raste brenda një dite: Policia sekuestron armë në Pejë, Klinë dhe Istog, arrestohen të dyshuarit

Insajderi
17 July 2026 - 10:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri raste brenda një dite: Policia sekuestron armë në Pejë, Klinë dhe Istog, arrestohen të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të armëmbajtjes dhe përdorimit të armëve në rajonin e Pejës, Klinës dhe Istogut, ku janë sekuestruar tri armë dhe janë arrestuar personat e dyshuar.

Në Pejë, rasti lidhet me një incident të ndodhur më 8 korrik 2026, kur një person ishte paraqitur i lënduar në Spitalin Rajonal. Sipas deklarimit të tij, ai ishte sulmuar nga një person tjetër, i cili më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas zhvillimit të hetimeve, Policia njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari, i cili ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, në një pikë kontrolli në fshatin Dollc të Klinës, policia ka ndaluar një veturë. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të tipit TT, një karikator dhe shtatë fishekë.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është regjistruar në Istog, ku Policia kishte pranuar informacion se një person në një lokal posedonte armë.

Pas arrestimit të të dyshuarit dhe kontrollit të kryer, policia i ka sekuestruar një armë të tipit Ekol, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

Edhe në këtë rast, pas intervistimit nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark