Insajderi
Biznes

NOYA vjen me një identitet të ri – rooftop-i që po ripërcakton përvojën e jetës së natës në Prishtinë

Insajderi
17 July 2026 - 17:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
NOYA vjen me një identitet të ri – rooftop-i që po ripërcakton përvojën e jetës së natës në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një nga emrat më të njohur të skenës së gastronomisë dhe jetës së natës në Prishtinë, NOYA, prezanton një identitet krejtësisht të ri, duke shënuar fillimin e një epoke të re për një nga rooftop-et më të frekuentuara në kryeqytet.

I konceptuar si më shumë sesa një ndryshim vizual, rebrand-i pasqyron një evolucion të plotë të markës. Nga identiteti grafik dhe komunikimi, deri te atmosfera, përvoja dhe standardi i shërbimit, çdo element është rikonceptuar për të krijuar një destinacion që ndërthur luksin modern me energjinë dinamike të qytetit.


Me pamjen panoramike që e ka bërë të njohur ndër vite, NOYA tashmë prezantohet me një estetikë më bashkëkohore, të frymëzuar nga rooftop-et ikonike të metropoleve evropiane.


Rebrand-i shënon edhe një qasje të re ndaj eksperiencës së mysafirëve. Përveç koktejeve signature dhe ofertës gastronomike, NOYA do të sjellë një kalendar të pasur eventesh duke synuar të krijojë momente që shkojnë përtej një daljeje të zakonshme.


Ky transformim vjen si reflektim i ambicies së NOYA-s për të ngritur standardin e përvojës rooftop në Prishtinë dhe për të forcuar pozicionin e tij si një nga destinacionet më të preferuara për vendasit dhe vizitorët.
Me identitetin e ri, NOYA nuk prezanton vetëm një pamje të re, por një mënyrë të re për ta përjetuar qytetin – nga lart.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark