Insajderi
Insporti

Laporta i bindur: Spanja është më e fortë se Argjentina

Insajderi
18 July 2026 - 09:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Laporta i bindur: Spanja është më e fortë se Argjentina
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë një deklaratë të fortë vetëm pak ditë para finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, duke shprehur bindjen se “Furia e Kuqe” ka një ekip më cilësor dhe është favorite për ta fituar trofeun.

“Spanja do ta fitojë finalen e Kupës së Botës. Ne kemi ekip më të mirë se Argjentina”, deklaroi Laporta.

Megjithatë, kreu i klubit katalanas theksoi se një rol të rëndësishëm në këtë përballje do ta ketë edhe arbitri i finales.

“Nëse arbitri e merr ndeshjen nën kontroll, Spanja ka shanse më të mëdha për të fituar. Por arbitri duhet ta imponojë veten”, shtoi ai.

Deklarata e Laportës vjen vetëm pak ditë para finales së madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, një përballje që pritet të jetë ndër më të ndjekurat dhe më të diskutuarat e këtij Botërori


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark