Insajderi
Lajme

Sulm me mjete të forta në Prishtinë: Dy persona arrestohen, viktima përfundon në spital

Insajderi
18 July 2026 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm me mjete të forta në Prishtinë: Dy persona arrestohen, viktima përfundon në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar, përmes raportit të saj 24-orësh, se dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një person tjetër.

Sipas raportit, viktima, një mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit, po ashtu meshkuj kosovarë, janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Ngjarja ka ndodhur më 16 korrik 2026, rreth orës 22:35, në rrugën “Gjilani” në Prishtinë.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Gjilani, Prishtinë 16.07.2026 – 22:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark