Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në kuadër të luftimit të shmangies së tatimit, gjatë të cilit janë inspektuar 35 autoparkingje në qytetet e Gjilanit dhe Vitisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksioni është realizuar më 17 korrik 2026, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.
Në aksion kanë marrë pjesë Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Inspektorati Qendror i Punës (IQP) dhe Inspektorati Qendror i Ministrisë së Tregtisë (IQMT), ndërsa operacioni është zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje, për të cilat janë marrë institucionet përkatëse.
“SHMANGIE NGA TATIMI – Viti dhe Gjilan 17.07.2026-09:30. Me datën 17.07.2026 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese: Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka realizuar një aksion inspektimi në tridhjetë e pese (35) auto parkingje në qytetet Gjilan dhe Viti. Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje me të cilat janë marrë institucionet përkatëse”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.