Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një segment i rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve që do të realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.
Sipas njoftimit, segmenti që do të jetë i pakalueshëm është ai nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.
“Për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës ‘Agim Ramadani’, nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Mbyllja e përkohshme do të nisë më 18 korrik 2026, në orën 20:00, dhe do të zgjasë deri më 20 korrik 2026, në orën 20:00.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm të trafikut, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe të lehtësohet zhvillimi i punimeve.
Sipas njoftimit, punimet kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet, ndërsa Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.