Insajderi
Lajme

Kufizohet qarkullimi i kamionëve të rëndë edhe nesër

Insajderi
18 July 2026 - 20:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kufizohet qarkullimi i kamionëve të rëndë edhe nesër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi i qarkullimit në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim në zbatimin e masës.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark