Sonte finalja e madhe e Botërorit: Argjentina dhe Spanja - Insajderi
×
  • Sport
  • Analiza

    Sonte finalja e madhe e Botërorit: Argjentina dhe Spanja

    Insajderi
    19 July 2026 - 07:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sytë e gjithë botës së futbollit do të jenë sonte të drejtuar nga New York New Jersey Stadium, ku do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës FIFA 2026 ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës. Ndeshja nis në orën 21:00.

    Argjentina, kampione në fuqi e botës, synon të mbrojë titullin dhe të shkruajë histori me një tjetër triumf, ndërsa Spanja kërkon të rikthehet në majën e futbollit botëror dhe të fitojë Kupën e saj të dytë të Botës.

    Të dyja kombëtaret siguruan finalen pas paraqitjeve në gjysmëfinale. Spanja mposhti Francën me rezultat 2:0, ndërsa Argjentina eliminoi Anglinë me fitore 2:1.

    Finalja pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli, duke vënë përballë dy prej kombëtareve më të forta të turneut, në një duel që do të përcaktojë kampionen e re të botës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark