Insajderi
Lajme

Mërgimtarët bllokohen në pikën kufitare Kroaci-Serbi

Insajderi
19 July 2026 - 11:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mërgimtarët bllokohen në pikën kufitare Kroaci-Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumë mërgimtarë janë bllokuar në pikën kufitare Kroaci-Serbi, pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve në drejtim të kufirit me Serbinë.

IndeksOnline raporton se, bllokimi ka nisur rreth orës 00:00 dhe vazhdon ende.

Sipas tyre, në kolonë ndodhen shumë familje me fëmijë, ndërsa mungesa e ujit dhe ushqimit në këto temperatura të larta ka vështirësuar edhe më shumë situatën.

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim. Ka shumë familje me fëmijë dhe në këto temperatura situata është shumë e rëndë”, ka deklaruar një nga mërgimtarët për IndeksOnline, transmeton albinfo.ch.

Ata thonë se deri më tani autoritetet kroate nuk kanë dhënë asnjë sqarim për arsyet e bllokimit dhe pse nuk po lejohet qarkullimi drejt kufirit me Serbinë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit të Kosovës për zgjidhjen e kësaj situate.


OP-ED
Nga Rubrika
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark