Insajderi
Botë

Ky është turku që shpëtoi 38 persona nga tërmetet në Venezuelë

Insajderi
20 July 2026 - 08:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është turku që shpëtoi 38 persona nga tërmetet në Venezuelë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetasi turk Ibrahim Eser është nderuar me Medaljen Hero të Venezuelës për kontributin e tij në shpëtimin e 38 personave të bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin.

Medalja iu dorëzua nga presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, gjatë një ceremonie të zhvilluar në stadiumin Jorge Luis Garcia Carneiro në La Guaira.

Në këtë aktivitet u vlerësuan gjithashtu edhe anëtarë të ekipeve të sigurisë dhe emergjencave që morën pjesë në operacionet e shpëtimit pas katastrofës.

Që në orët e para pas tërmeteve, Eser kontribuoi në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa siguroi edhe pamje dhe informacione për situatën në terren, duke ndihmuar në pasqyrimin ndërkombëtar të përmasave të tragjedisë.

Gjatë ceremonisë, Rodriguez vlerësoi punën e ekipeve të shpëtimit, duke theksuar përkushtimin dhe sakrificat e tyre në përpjekjet për të shpëtuar jetë.

Ajo tha se ata treguan solidaritet dhe rezistencë në një nga momentet më të vështira për vendin. /Telegrafi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark