Insajderi
Lajme

Vjedhje e rëndë në Pejë – hajnat futen në shtëpi dhe marrin para e dukat në vlerë të madhe

Insajderi
20 July 2026 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjedhje e rëndë në Pejë – hajnat futen në shtëpi dhe marrin para e dukat në vlerë të madhe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vjedhjet e rënda po vazhdojnë të mbesin ndër veprat kriminale më të shpeshta në vend.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi në Komunën e Pejës, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi ka gjetur shtëpinë e tij të thyer.

Sipas dëshmisë së dhënë para organeve të rendit, dy persona të maskuar kanë arritur të futen brenda shtëpisë të shtunën, nga ku kanë vjedhur para të gatshme (cash) dhe stoli ari në vlerë të madhe materialisht.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, ndërsa rasti është duke u trajtuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark