Insajderi
Botë

ShBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Insajderi
20 July 2026 - 23:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
ShBA nis sulme të reja ndaj Iranit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar, sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Pas njoftimit të CENTCOM, mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime në provincën Hormozgan, përfshirë zonat Bemani, Bandar Abbas dhe ishullin Qeshm.

Sot në orën 4 pasdite sipas kohës lindore, forcat amerikane filluan një raund të ri sulmesh kundër Iranit në drejtim të Komandantit të Përgjithshëm”, shkroi CENTCOM X.

Agjencia shtetërore IRNA njoftoi gjithashtu se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në qytetin portual Bushehr për të kundërshtuar avionë armiqësorë, por sipas autoriteteve lokale nuk është raportuar për goditje, dëme apo viktima.

Bushehri është vendndodhja e centralit bërthamor kryesor të Iranit në brigjet e Gjirit Persik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark