Insajderi
Lajme

Kreshnik Smajlaj zgjidhet anëtar i Kryesisë së Aleancës

Insajderi
21 July 2026 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kreshnik Smajlaj zgjidhet anëtar i Kryesisë së Aleancës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, i konstituuar pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme në parti, ka miratuar përbërjen e re të Kryesisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kreshnik Smajlaj përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, i cili njoftoi se është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Aleancës, duke e cilësuar këtë si një nder dhe privilegj.

Smajlaj u shpreh se, së bashku me kryetarin Ardian Gjini dhe strukturat e partisë, do të angazhohen për të kontribuar në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.

Ai theksoi gjithashtu se Dega e Aleancës në Prishtinë mbetet e përkushtuar dhe e motivuar për sfidat politike që e presin në vazhdim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark