Insajderi
Sport

FIFA i përzgjedh 12 golat më të bukur të Botërorit, kjo është lista

Insajderi
21 July 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FIFA i përzgjedh 12 golat më të bukur të Botërorit, kjo është lista
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

FIFA e ka publikuar listën me 12 golat më spektakolarë të Kupës së Botës 2026, të cilët do të garojnë për çmimin “Goli i Turneut”.

Kampionati i zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë prodhoi plot 308 gola, me një mesatare prej pothuajse tre golash për ndeshje, duke dhuruar shumë momente magjike, shkruan “Goal”.

Në mesin e kandidatëve për golin më të bukur janë përfshirë edhe dy përfaqësues nga Afrika e Veriut, Maroku dhe Algjeria, të cilët lanë gjurmë në këtë Botëror.

Lista e plotë e 12 golave të përzgjedhur nga FIFA:

 Kerim Alajbegovic – Bosnje dhe Hercegovina ndaj Katarit

 Julián Álvarez – Argjentina ndaj Zvicrës

 Sidny Lopes Cabral – Kepi i Gjelbër ndaj Argjentinës

 Erling Haaland – Norvegjia ndaj Brazilit

 Wilson Isidor – Haiti ndaj Marokut

 Elijah Just – Zelanda e Re ndaj Iranit

 Daizen Maeda – Japonia ndaj Suedisë

 Kylian Mbappé – Franca ndaj Senegalit

 Lionel Messi – Argjentina ndaj Algjerisë

 Eldor Shomurodov – Uzbekistani ndaj Kongos Demokratike

 Jude Bellingham – Anglia ndaj Francës

 Ferran Torres – Spanja ndaj Argjentinës

Tifozët tashmë e kanë mundësinë të votojnë për golin që e meriton të shpallet më i bukuri i Botërorit 2026.

Fituesi do ta marrë çmimin prestigjioz “Hyundai Goal of the Tournament” pas përfundimit të procesit të votimit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark