Insajderi
Lajme

“Ishe shtyllë e familjes” – Fjalët prekëse të nuses për Fatmire Shabanin që humbi jetën në aksidentin tragjik

Insajderi
21 July 2026 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ishe shtyllë e familjes” – Fjalët prekëse të nuses për Fatmire Shabanin që humbi jetën në aksidentin tragjik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nusja e Fatmire Shabanit, gruas që humbi jetën tragjikisht së bashku me familjarët e saj në aksidentin në rrugën Bllacë-Shkup, ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të vjehrrës së saj.

Përmes një postimi në Facebook, Pranvera Shabani ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Fatmire Shabanit, duke e përshkruar atë si një grua të fortë, të dashur dhe një shtyllë të familjes.

“Nuk ishe vetëm vjehrra ime, por një grua e fortë, e dashur dhe një shtyllë për familjen tonë. Faleminderit për çdo këshillë, për çdo buzëqeshje dhe për çdo të mirë që më dhe”, ka shkruar ajo.

Sipas familjarëve, Fatmire Shabani, së bashku me Ejup dhe Xheneta Tërnavën, po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit në momentin kur dyshohet se ndodhi aksidenti tragjik në një pjesë të rrugës që ishte në punime


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark