Insajderi
Lajme

Publikohen shpenzimet, kaq mijë shpenzoi Haxhiu se bashku me kabinetin qe kur hyri në Presidencë

Insajderi
21 July 2026 - 14:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohen shpenzimet, kaq mijë shpenzoi Haxhiu se bashku me kabinetin qe kur hyri në Presidencë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenca ka publikuar shpenzimet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kabinetit të saj që kur ajo hyri në zyre deri më 30 qershor.

Shpenzimet gjatë kësaj periudhe janë gjithsej 12,421.39 euro, sipas Presidencës.

Presidenca tha se pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026 e publikoi “për informim të saktë të publikut”.

“Për të shmangur çdo paqartësi, theksojmë se këto janë shpenzimet që i përkasin periudhës nga marrja e detyrës nga u.d. Presidentja Albulena Haxhiu, më 4 prill 2026, deri më 30 qershor 2026”.

Presidenca gjithashtu u zotua se do të japë përgjigje për “çdo medium apo palë e interesuar për të dhëna dhe sqarime shtesë”, duke publikuar kontaktin e saj: [email protected].

“Informacioni i kërkuar drejtpërdrejt nga institucioni mundëson raportim të plotë dhe shmang krijimin e perceptimeve të pasakta përmes paraqitjes së pjesshme ose jashtë kontekstit të të dhënave”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark