Insajderi
Lajme

Rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë mbyllet për pesë ditë nga nesër për shkak të punimeve

Insajderi
21 July 2026 - 23:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë mbyllet për pesë ditë nga nesër për shkak të punimeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga 22 korriku 2026, segmenti i rrugës “Ilir Konushevci”, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, do të mbyllet për qarkullim për pesë ditë.

Sipas komunës, mbyllja bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve në këtë segment rrugor.

Për të shmangur vonesat në komunikacion, qytetarët janë udhëzuar të shfrytëzojnë rrugët alternative:

  • Rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”;
  • Unazën Qendrore dhe rrugën “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”;
  • Rrugën “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark