Insajderi
Lajme

Vendimi i Haxhiut për prokurorët serbë, deklarohen nga ambasada e SHBA’së

Insajderi
22 July 2026 - 10:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vendimi i Haxhiut për prokurorët serbë, deklarohen nga ambasada e SHBA’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022.

Lidhur me këtë çështje, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e garanton përfaqësimim e serbëve në institucionet e vendit.

Ambasada tutje në përgjigje thotë se presin nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe që të kenë mundësi të marrin plotësisht pjesë në jetën politike dhe qytetare.

“Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët e Kosovës të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për këtë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës.

Lidhur me këtë dje ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të U.d Presidentes Haxhiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark