Insajderi
Show

Përparim Rama e falënderon Yll Limanin për donacionin në shkollën e muzikës

Insajderi
22 July 2026 - 15:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përparim Rama e falënderon Yll Limanin për donacionin në shkollën e muzikës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar këngëtarin Yll Limani për dhurimin e disa instrumenteve muzikore në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

Duke e lavdëruar këngëtarin, Rama tha se është i lumtur që kryeqyteti e ka mbështetur koncertin e tij.

“Sot, bashkë me Yll Limanin, ishim në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” për me i dhuru instrumentet që i kanë munguar prej kohësh kësaj shkolle. Ylli nuk është veç një artist që mbush skena. Është një djalë që dhuron dhe krijon mundësi edhe për të tjerët. Prandaj jam i lumtur që, si Kryeqytet, e kemi mbështetur koncertin e tij. Prishtina ka me i vlerësu gjithë ata që e përfaqësojnë me dinjitet”, shkroi Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark