Insajderi
Lajme

“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë…” – Reagimi prekës i vëllait pas vdekjes së policit nga Prizreni

Insajderi
22 July 2026 - 17:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë…” – Reagimi prekës i vëllait pas vdekjes së policit nga Prizreni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vdekja e zyrtarit të NJRSh-së, Shaban Hajdari, ka tronditur familjen, miqtë dhe kolegët e tij, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

35-vjeçari nga Prizreni u gjet i pajetë pranë varrezave të fshatit Morinë, në Kukës, ndërsa rasti ka ngjallur pikëllim të thellë tek të afërmit e tij.

Mesazhi më prekës erdhi nga vëllai i të ndjerit, Egzoni, i cili përmes një postimi në Facebook shprehu dhimbjen për humbjen e vëllait.

“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le?”, ka shkruar ai, duke përcjellë dhimbjen e madhe që ka lënë pas ndarja nga jeta e Shaban Hajdarit.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes tragjike të zyrtarit policor nga Prizreni janë ende duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark