Aston Villa ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e sulmuesit argjentinas, Alejandro Garnacho, raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, Aston Villa dhe Chelsea kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një huazim fillestar të Garnachos, me një klauzolë blerjeje që do të bëhet e detyrueshme.
Klubi nga Birminghami do të mbulojë të gjithë pagën e sulmuesit argjentinas gjatë periudhës së huazimit, ndërsa transferimi i përhershëm pritet të finalizohet në qershor të vitit 2028.
Ky transferim është kërkuar personalisht nga trajneri i Aston Villas, Unai Emery, i cili e sheh 22-vjeçarin si një përforcim të rëndësishëm për projektin e klubit.