Insajderi
Lajme

25-vjeçari në Shtime sulmon gjyshen dhe kanos familjarët, arrestohet nën dyshimin për dhunë

Insajderi
22 July 2026 - 21:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
25-vjeçari në Shtime sulmon gjyshen dhe kanos familjarët, arrestohet nën dyshimin për dhunë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 25-vjeçar është arrestuar në Shtime, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe ka kanosur familjarët pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij dhe e ka kanosur atë.

Rreth një orë më vonë, sipas Policisë, i njëjti person dyshohet se ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij. Fatmirësisht, nga ky veprim nuk është raportuar për persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe, për shkak të gjendjes së tij, nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar procedurat penale për veprat “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark