Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Insajderi
23 July 2026 - 09:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se në grua e moshuar ka mbetur e vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Studime komuna e Vushtrrisë, është shkaktuar një aksident trafiku me pasojë fatalitet.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një viktimë femër, rreth 52 vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin e rastit janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.n.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark