Insajderi
Lajme

Prokuroria jep detaje: Aksidenti me fatalitet në Studime, shoferi i dehur hyri në kahun e kundërt të rrugës

Insajderi
23 July 2026 - 11:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria jep detaje: Aksidenti me fatalitet në Studime, shoferi i dehur hyri në kahun e kundërt të rrugës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e së enjtes në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës, ku është përplasur me një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, një grua ka vdekur, ndërsa shoferi i automjetit tjetër dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria bëri të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark