Insajderi
Lajme

Ky është personi që u vra aksidentalisht në Bjeshkët e Strellcit

Insajderi
23 July 2026 - 15:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është personi që u vra aksidentalisht në Bjeshkët e Strellcit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të Epërm të komunës së Deçanit.

Dyshohet se djali ka vrarë aksidentalisht babanë në bjeshkët e Strellcit.

Gazeta Insajderi merr vesh se viktima është Shpend Hasaramaj, 59 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova tha për Insajderin se vrasja ka qenë aksidentale me armë zjarri.

“Rreth ore 13:43 policia ka pranuar një informatë se në Bjeshkët e Strellcit është një person i vrarë. Informacionet fillestare dyshohet se që është vrasje aksidentale mes fmailjarëve, policia ka sekuesturar një armë zjarri dhe jemi në proces të verifikimit të kësaj ngjarje”, tha Rugova


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark