Insajderi
Insporti

Efekti Yamal: Një veprim gjatë finales së Kupës së Botës zbraz raftet e një kompanie

Insajderi
23 July 2026 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Efekti Yamal: Një veprim gjatë finales së Kupës së Botës zbraz raftet e një kompanie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lamine Yamal vazhdon të dëshmojë se ndikimi i tij shkon shumë përtej fushës së futbollit.

Ylli i ri i Spanjës, pa e pasur si qëllim, i ka bërë një reklamë të jashtëzakonshme një marke gjermane veshjesh, duke i zbrazur stoqet e saj gjatë finales së Kupës së Botës.

Gjatë ndeshjes finale, Yamal ngriti disa herë fanellën, ndërsa në brezin elastik të boksericave të tij dallohej qartë logoja e markës gjermane 6PM.

Duke qenë se finalja u ndoq nga rreth një miliard shikues në mbarë botën, ky moment u shndërrua në një nga fushatat më të suksesshme të marketingut të vitit, edhe pse krejtësisht rastësisht.

Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, kërkesa për boksericat e markës 6PM shpërtheu që gjatë transmetimit të finales, me tifozët dhe adhuruesit e modës që vërshuan në faqen zyrtare të kompanisë për t’i blerë ato.

Interesimi ishte aq i madh, sa produkti u shit plotësisht në një kohë rekord, duke lënë pa stok kompaninë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark