Insajderi
Botë

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Insajderi
23 July 2026 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Irani ka kërcënuar Bullgarinë pasi qeveria ka ndërmend të ndihmojë Bullgarinë të strehojë aeroplanë ushtarakë amerikanë.

Por, Koloneli Martin O’Donnell i tha Euronews se NATO është gati të mbrojë Bullgarinë nëse ajo sulmohet.

Ai tha se aleanca e ka mbrojtur tashmë territorin turk nga sulmet me raketa balistike në ditët e para të luftës me Iranin.

“Ne pamë kur Irani qëlloi raketa drejt Turqisë – një aleate e NATO-s – të cilën NATO e mbrojti në të gjitha ato raste, dhe ne do të vazhdojmë të mbrohemi kundër çdo kërcënimi që paraqet Irani ose kushdo tjetër ndaj kësaj aleance mbrojtëse”, tha O’Donnell.

Raportohet se qeveria e Bullgarisë synon të stacionojë aeroplanët amerikanë në objektin ushtarak Bezmer, rreth 257 km në juglindje të kryeqytetit Sofje.

SHBA-të dhe Irani kanë intensifikuar sulmet që kur një marrëveshje e përkohshme armëpushimi e nënshkruar një muaj më parë nuk zgjati, duke rritur mundësinë e një kthimi në luftë të plotë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark