Insajderi
Insporti

Veprimi gjenial i Eric Garcias po çmend të gjithë – kur të gjithë po festonin, ai ‘shmangu’ golin e Argjentinës

Insajderi
23 July 2026 - 16:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veprimi gjenial i Eric Garcias po çmend të gjithë – kur të gjithë po festonin, ai ‘shmangu’ golin e Argjentinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spanja është kampionia e re botërore e futbollit. Në një finale të tensionuar të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, Spanja mposhti Argjentinën 1-0 në vazhdime duke ngritur lartë trofeun e më të mirit.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 106-të, kur Ferran Torres shënoi golin e fitores. Argjentina kështu dështoi të mbronte titullin që fitoi në vitin 2022 në Katar, ndërsa Spanja përsëriti suksesin e saj nga viti 2010.

Megjithatë, një video që ka filluar të shfaqet ka vjedhur gjithë vëmendjen. Ajo tregon të gjithë lojtarët e Spanjës, përveç njërit, duke festuar golin në delir.

Ndërsa të gjithë lojtarët e “La Rojas” nga fusha dhe stoli nxituan drejt Torres në eufori, vetëm një nga shokët e tyre të skuadrës vrapoi në drejtim të kundërt, shumë seriozisht.

Skena e çuditshme u shkaktua nga Eric Garcia. Mbrojtësi spanjoll e bëri këtë për të parandaluar Argjentinën të përfitonte nga largimi i të gjithë lojtarëve të Spanjës nga fusha për të nisë shpejt topin nga qendra për të shënuar në golin e zbrazët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark