Insajderi
Lajme

Katër persona shoqërohen në polici pas plagosjes në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Insajderi
23 July 2026 - 17:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër persona shoqërohen në polici pas plagosjes në Vushtrri, i dyshuari në kërkim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është plagosur pasditen e së enjtes në Vushtrri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i lënduari, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit.

Ndërsa katër persona janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se ishin pjesëmarrës në ngjarje.

Ndërkohë, sipas Zahitit, i dyshuari për plagosjen është ende në arrati dhe po vazhdojnë kërkimet për kapjen e të njëjtit.

Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark