Insajderi
Lajme

Ramush Haradinaj reagon për vrasjen tragjike në Strellc të Deçanit: Shpend Hasanramaj ishte njeri i respektuar

Insajderi
23 July 2026 - 17:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramush Haradinaj reagon për vrasjen tragjike në Strellc të Deçanit: Shpend Hasanramaj ishte njeri i respektuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

IRamush Haradinaj, ka reaguar për rastin tragjik të ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit ku ka mbetur i vrarë aksidentalisht, Shpend Hasanramaj.

Haradinaj ka thënë se Shpend Hasanramaj ka qenë njeri i respektuar dhe se humbja e tij është dhimbje për të gjithë.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së Shpend Hasanramajt nga Strellci i Deçanit. Në këto momente të vështira për familjen Hasanramaj, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre të madhe. Shpendi ishte një njeri i respektuar dhe humbja e tij është goditje për të gjithë ne. Familjes Hasanramaj dhe të gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje”, ka shkruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark