Insajderi
Lajme

Vdes foshnja 7 muajshe në Gjirokastër, nën hetime dy mjekët pediatër

Insajderi
24 July 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes foshnja 7 muajshe në Gjirokastër, nën hetime dy mjekët pediatër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vdekja e një foshnjeje vetëm 7-muajshe ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë në Shqipëri, teksa dy mjekë pediatër janë vënë nën hetim për dyshime mbi neglizhencën në trajtimin e saj mjekësor.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, foshnja humbi jetën më 21 korrik, gjatë transportimit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Pas ngjarjes, është iniciuar procedim penal ndaj dy mjekëve pediatër të këtij spitali, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni. Ata dyshohen se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës në dy raste të ndara gjatë muajit korrik.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë profesionale në trajtimin e të miturës.

Sipas informacioneve paraprake, foshnja ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë përgjegjësitë e mundshme lidhur me rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark