Insajderi
Lajme

Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive, i dërgon letër Ardian Golës

Insajderi
24 July 2026 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive, i dërgon letër Ardian Golës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues.

Përmes një letre zyrtare, Haxhiu e ka njoftuar nënkryetarin e legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Ardian Gola, për këtë vendim, duke i kërkuar që njoftimin t’ia përcjellë edhe Kryesisë së vjetër të Kuvendit.

Sipas praktikës parlamentare, pas zgjedhjeve është pikërisht Kryesia e legjislaturës së kaluar ajo që është përgjegjëse për përgatitjen e seancës konstituive dhe përcaktimin e rendit të ditës.

Ndërkohë, bazuar në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, me konstituimin e Kuvendit nis edhe periudha 60-ditore, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re duhet të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës. Nëse kjo nuk ndodh brenda këtij afati, vendi shkon sërish në zgjedhje.\


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark