Insajderi
Lajme

Valdete Daka: Për të shmangur zgjedhjet e reja, Kurti duhet t’ia ofrojë pozitën e presidentit opozitës

Insajderi
24 July 2026 - 19:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Valdete Daka: Për të shmangur zgjedhjet e reja, Kurti duhet t’ia ofrojë pozitën e presidentit opozitës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka folur për situatën aktuale politike në vend dhe për përpjekjet e subjekteve politike për arritjen e një marrëveshjeje apo koalicioni.

Daka ka deklaruar se, për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve të reja, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, duhet të bëjë kompromis politik.

Sipas saj, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, duhet t’ia japë pozitën e presidentit opozitës, në mënyrë që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje.

“Në këtë rast kompromisin mund ta bëjë vetëm partia në pushtet. Opozita mundet me pritë çka po ofron partia që ka fituar zgjedhjet. Që të mos shkojë vendi në zgjedhje është që Albin Kurti t’ia japë presidentin opozitës. S’ka nevojë as për koalicion dhe të vazhdohet tutje”, ka thënë Daka në T7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark