Insajderi
Lajme

IHMK publikon të dhënat e korrikut: Vitin e kaluar Kosova shënoi temperatura rekorde historike prej 42.5°C

Insajderi
24 July 2026 - 22:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IHMK publikon të dhënat e korrikut: Vitin e kaluar Kosova shënoi temperatura rekorde historike prej 42.5°C
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar të dhëna për temperaturat e regjistruara gjatë muajit korrik në Kosovë.

Sipas IHMK-së, temperatura mesatare mujore gjatë muajit korrik në Kosovë është 21.4°C, ndërsa temperatura e regjistruar sot ishte 7.4°C nën mesataren mujore.

Instituti ka bërë të ditur se më 25 korrik të vitit të kaluar, në Kosovë janë regjistruar temperatura rekorde historike, ku në Klinë është shënuar temperatura prej 42.5 gradë Celsius.

IHMK ka theksuar se kjo temperaturë mbetet ndër rekordet historike të regjistruara në vend gjatë muajit korrik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark