Kjo është këshilla e Messit për Yamal - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kjo është këshilla e Messit për Yamal

    Insajderi
    25 July 2026 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesi dhe Yamal duket si vëllezër siamezë. Janë të dy mëngjërashë, kanë pasur të dy numrin 19 në fanellë në fillimet e tyre dhe janë thuajse identikë në përdorimin e topit dhe njëkohësisht janë drblues kalibri.

    Kjo ngjashmëri ka sjellë edhe një miqësi të ndërsjelltë, e cila pas Kampionatit Botëror ka qënë evidente.

    Menjëherë pas fitores së Spanjës ndaj Argjentinës në fi nalen e Kupës së Botës kamerat e kishin fiksuar një gjë të tillë, Yamal u pa duke përqafuar Mesin në fushë pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes për titull të së dielës në Nju Jork, në të cilën të dy shkëmbyen disa fjalë.


    I pyetur më pas se çfarë i kishte thënë Mesi fitues tetë herë i Topit të Artë dhe ish-kapiten i Barcelonës, Jamal zbuloi.

    “Ai më tha të ndjek rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Këto fjalë kanë po aq rëndësi për mua sa medalja e artë në qafën time”.

    Kaq kanë bërë që në qendër të disktimeve dhe thashethemeve të jenë dy lojtarët. Mesi, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës në 2022, për fundoi një turne të jashtëzakonshëm. Ai përfundoi me tetë gola dhe katër asistime, duke marrë pjesë në të gjitha tetë ndeshjet që Argjentina luajti në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut. “Ai është dikush që gjithmonë e kam admiruar,” tha ylli i Barcelonës për Mesin.

    “Në fund të ndeshjes, i tregova respektin tim. Doja ta ngushëlloja kur e pashë në atë gjendje. Nuk e di sa kam arritur ta bëj, këtë gjë mund ta thotë vetë Leo”, është prehur Jamal.

    Marrëdhënia mes Mesit dhe Lamines daton prej kohësh. Kur luante për Barcelonën, Mesi atëherë 20-vjeçar mori pjesë në një sesion fotografik për kalendarin e UNICEF dhe Barça, ku argjentinasi u kap duke larë Jamalin, yllin e ardhshëm, kur ishte vetëm pesë muajsh. Argjentinasi kishte lavdëruar Jamalin më parë i cili trashëgoi fanellën ikonike me numrin 10 të Mesit në Barcelonë sezonin e kaluar para finales së Kupës së Botës 2026.

    “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm… një yll botëror”, tha Mesi.

    “Ai është 19 vjeç dhe ka një karrierë të tërë përpara”, ka përfunduar kapiteni i Argjentinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark