Insajderi
Insporti

Video/Lojtarët e Spanjës u puthen në buzë në paradën e Kupës së Botës

Insajderi
25 July 2026 - 22:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Video/Lojtarët e Spanjës u puthen në buzë në paradën e Kupës së Botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy milionë njerëz festuan titullin e Kupës së Botës të ekipit kombëtar spanjoll në rrugët e kryeqytetit të Spanjës, Madridit.

Lojtarët e “La Rojas” përshëndetën turmën nga një autobus me dy kate i hapur.

Yeremy Pino dhe Unai Simon janë subjektet e një prej ngjarjeve më të komentuara gjatë paradës së ekipit kombëtar spanjoll.

“Një puthje. Një puthje”, i thotë Pino portierit spanjoll përpara se ta puthë në buzë.

Pas kësaj puthjeje virale, Pino shikoi kamerën i habitur, teksa Unai Simon kaloi shumë mirë gjatë gjithë festimit.

Ndryshe, Pino, lojtari sulmues i Crystal Palace, doli nga stoli vetëm dy herë në Kupën e Botës, ndërsa Simon është i pazëvendësueshëm në portën e Spanjës. Në tetë ndeshje në Kupën e Botës, ai pësoi vetëm një gol.

Gjesti i tyre është bërë viral në rrjetet sociale dhe është një nga gjërat më të komentuara të festës së Spanjës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark