Barcelona e ka kuptuar se Atlético Madrid nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket sulmuesit Julián Álvarez, ndërsa tashmë gjithçka varet nga vullneti i vetë futbollistit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Reshad Rahman, duke iu referuar gazetarit argjentinas Germán García Grova, sipas të cilit klubi katalanas është në pritje të një sinjali nga lojtari për të parë nëse ai është i gatshëm të shtyjë për një transferim drejt “Camp Nou”, shkruan Insajderi.
Sipas raportimeve, Barcelona e konsideron Álvarezin një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv, por negociatat janë të komplikuara pasi Atlético Madrid nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas.
Nëse vetë Álvarez nuk shpreh dëshirën për t’u larguar ose nuk ushtron presion për transferim, Barcelona pritet ta ketë shumë të vështirë të arrijë një marrëveshje me rivalin e saj në La Liga.
Raportimet sugjerojnë se tashmë ka nisur faza vendimtare e kësaj sage të merkatos, me sytë e kthyer te vendimi që do të marrë 26-vjeçari argjentinas në ditët ose javët në vijim. /Insajderi.org/
🚨 JUST IN: Barcelona has now fully realized that Atlético will not change its position regarding Julián. They’re waiting to see if there’s a move from the player + the countdown to resolving this saga has begun. @Benayadachraf #Transfers 🇦🇷
— Reshad Rahman (@ReshadRahman) July 26, 2026