Insajderi
Botë

Vritet i dyshuari për sulmin në paradën e krenarisë në Berlin

Insajderi
26 July 2026 - 20:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vritet i dyshuari për sulmin në paradën e krenarisë në Berlin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I dyshuari për sulmin në Paradën e Krenarisë në Berlin dje është qëlluar dhe vrarë nga policia.

Policia e Berlinit tha se i dyshuari, i identifikuar më parë si 21-vjeçari Abdul Ballout, u qëllua për vdekje në një kompleks kopshtesh në periferi të Spandau të qytetit rreth orës 6 pasdite.

Policia beson se sulmi ndaj një turme në një aktivitet LGBTQ+ në Berlin ishte një akt terrorizmi islamist.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, tha se i dyshuari përplasi njerëzit me një makinë dhe më pas sulmoi turmën me një teh, i cili “mund të ketë qenë hanxhar”.

Një person u vra dhe 29 u plagosën në incidentin në orën 10 të mbrëmjes në zonën e parkut Tiergarten të Berlinit, ku turmat po festonin Paradën vjetore. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark