Insajderi
Botë

Ukraina sulmoi anijet e Iranit, vjen reagimi i fuqishëm nga ky shtet

Insajderi
26 July 2026 - 20:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ukraina sulmoi anijet e Iranit, vjen reagimi i fuqishëm nga ky shtet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha të dielën se sulmi ukrainas ndaj një anijeje tregtare iraniane “nuk mund të mbetet pa përgjigje”.

Irani tha se sulmi në Detin Kaspik rezultoi në një shpërthim që vrau një detar dhe lëndoi një tjetër, raporton Reuters.

Araqchi i bëri këto komente në telefonata me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov, në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse, shprehu ngushëllime në lidhje me vdekjen e një marinari në sulm, përcjell Insajderi.

Lavrov tha se Araqchi falënderoi autoritetet lokale në rajonin rus të Astrakhanit, ku anija filloi udhëtimin, për ndihmën ndaj ekuipazhit “dhe theksoi nevojën për t’i dhënë fund aventurave të tilla nga regjimi i Kievit”.

Në deklaratë u tha gjithashtu se Araqchi e informoi Lavrovin për “vazhdimin e përpjekjeve diplomatike që synojnë uljen e tensionit në Lindjen e Mesme”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark