Insajderi
Lajme

​Dy punëtorë të lënduar rëndë në kantier ndërtimi në Slloveni, raportohet se janë nga Mamusha

Insajderi
26 July 2026 - 22:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Dy punëtorë të lënduar rëndë në kantier ndërtimi në Slloveni, raportohet se janë nga Mamusha
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kantierin e ndërtimit të një spitali privat pranë Bezhigradit në Slloveni, janë lënduar rëndë dy punonjës.

Gjatë lëvizjes së materialeve me vinç, mbi ta kanë rënë rrjeta të rënda armature. Pas aksidentit, të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës (UKC Ljubljana), ndërsa jeta e tyre është në rrezik, raporton Televizioni i Sllovenisë.

Policia tani po heton rrethanat.

Raportohet se dy të lënduarit janë nga Kosova, pikërisht nga komuna e Mamushës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark