Insajderi
Lajme

Rruga Ferizaj-Shkup mbulohet nga uji pas reshjeve të dendura

Insajderi
27 July 2026 - 08:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rruga Ferizaj-Shkup mbulohet nga uji pas reshjeve të dendura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në rrugën Ferizaj-Shkup, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Pamjet e publikuara nga Klan Kosova tregojnë segmente të rrugës të mbuluara nga uji, ndërsa drejtuesit e automjeteve detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes ose humbjes së kontrollit.

Sipas pamjeve, niveli i ujit në disa pjesë të rrugës është i konsiderueshëm, duke krijuar vështirësi për qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për pjesëmarrësit në trafik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark