Insajderi
Sport

Milot Rashica e refuzon ofertën e një klubi, por i ka valixhet gati

Insajderi
28 July 2026 - 13:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Milot Rashica e refuzon ofertën e një klubi, por i ka valixhet gati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Milot Rashica ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Sulmuesi anësor kosovar nuk e ka pranuar ofertën e Amedspor dhe ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij larg klubit turk.

Amedspor, i sapongjitur në elitën e futbollit turk, e kishte kontaktuar me Rashicën dhe ia kishte paraqitur një ofertë për ta bindur të transferohej në skuadrën nga Diyarbakiri.

Madje ishte raportuar edhe për një marrëveshje paraprake mes palëve, por vendimi final i lojtarit ishte ndryshe, shkruan “TRT Spor”.

Rashica, i cili ka kontratë me Beşiktaşin, dëshiron të vlerësojë mundësi të tjera dhe ta vazhdojë karrierën në një nivel më të lartë.

Sipas raportimeve, futbollisti vushtrrias nuk e konsideroi ofertën e Amedspor si të përshtatshme për planet e tij.

29-vjeçari u transferua te Beşiktaşi në vitin 2023 për rreth 5.25 milionë euro dhe sezonin e fundit e mbylli me 33 paraqitje, 2 gola dhe 6 asistime në të gjitha kompeticionet.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Rashica do të vazhdojë te Beşiktaşi apo do ta pranojë një ofertë tjetër gjatë afatit kalimtar të verës. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark