Insajderi
Lajme

Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

Insajderi
28 July 2026 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata në Prishtinë edhe në rigjykim e ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Shaqir Lutvija për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999. 

Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit e trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionon policor të këtij qyteti, bashkë me persona të tjerë. 

Themelorja më 11 nëntor 2025 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Lutvija, duke e dënuar me 10 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit me vendimin e 23 qershorit 2026 e ktheu lëndën në rigjykim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark