Insajderi
Lajme

Vinçi mbyti një të ri, Inspektorati del me reagim për vendpunishten në rrugën A

Insajderi
28 July 2026 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vinçi mbyti një të ri, Inspektorati del me reagim për vendpunishten në rrugën A
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës njoftoj se vendpunishtja e subjektit “Vëllezërit Asllani”, ku ndodhi aksidenti gjatë montimit të një vinçi dhe ku një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër pësoi lëndime, nuk ishte inspektuar më herët.

Sipas Inspektoratit, arsyeja ishte se punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit, përkatësisht në realizimin e themeleve.

Aksidenti ndodhi gjatë montimit të një vinçi (krani), ku dy punëtorë u lënduan. Njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa tjetri pësoi lëndime trupore.

Inspektorët e Punës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë veprimet inspektuese në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse.

Nga Inspektorati kanë thënë se ende është herët të përcaktohet shkaku i saktë i aksidentit, pasi nevojiten hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të zbardhur rrethanat dhe për të vlerësuar nëse janë respektuar masat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Institucioni ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e punëtorit që humbi jetën, ndërsa të lënduarit i ka uruar shërim të shpejtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark