Insajderi
Lajme

Muhaxheri për Abdixhikun: Për me rujtë karrigen e vet po shpik armiq e komplotistë, përnjëherë përkrahësit e tij i bëri të PDK-së

Insajderi
28 July 2026 - 23:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muhaxheri për Abdixhikun: Për me rujtë karrigen e vet po shpik armiq e komplotistë, përnjëherë përkrahësit e tij i bëri të PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing ka deklaruar se Lumir Abdixhiku për ta ruajtur karrigen e vet po shpik armiq e komplotistë.

Ai tha se ka qenë nga përkrahësit më të mëdhenj të Abdixhiku, por tha se situata në LDK kërkon që ai të lëshojë udhë.

“Ne nuk jemi mbledh me zgjedh dike, por kryetari nme reflektu, me lëshu udhë e të hapet gara, në cilën kujt ia merr mendja që mundet me e çu LDK-jnë përpara, me kandidu me ofru mundësi që LDK-ja të jetë e para jo e treta. Për me ruajtë karrigen e vetë mundohet me shpik kundërshtarë politikë, armiqë, komplostista. Njerëzit që më së shumti e kanë përkrah përnjëherë u bën njerëz të PDK-së ose dikujt tjetër”, ka thënë ai.

Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark