Në tetor do të bëhet njoftimi për Çmimin Nobel për Paqe - Insajderi
×
Kulturë

Në tetor do të bëhet njoftimi për Çmimin Nobel për Paqe

Insajderi
02 October 2017 - 12:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njoftimi vjetor për fituesin e Çmimit Nobel për Paqe do të filloj nga sot, duke filluar nga kategoria e mjeksisë, në Stokholm.

Fituesit e Çmimeve në Fizikë, Kimi dhe Paqe do të bëhen të ditur gjatë javës.

Për fituesin e Çmimit në Ekonomi do të njoftohet javën e ardhshme.

Gazeta e njohur suedeze, Dagens Nyheter, ka sugjeruar se onkologu amerikan, Dennis Slamon, mund të nderohet me çmim për hulumtimin e tij rreth kancerit të gjirit dhe ilaçin, Herceptin.

Çmimi i shumë pritur është ai për Paqe, që do të prezantohet në kryeqytetin norvegjez, në Oslo. Pritet që ky çmim të shpallet me 6 tetor.

Secili çmim Nobel, përbën vlerën e 1 milion dollarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark