Insajderi
Lajme

Shkrumbohet banesa në në Shkodër/ Dyshohet për viktima, nëna me dy fëmijët ndodheshin brenda

Insajderi
29 July 2026 - 15:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkrumbohet banesa në në Shkodër/ Dyshohet për viktima, nëna me dy fëmijët ndodheshin brenda
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një banesë në fshatin Domen të Postribës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ndërsa dyshohet se brenda saj ndodheshin një nënë me dy fëmijët e saj.

Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike, çka ka vështirësuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Kur efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, objekti ishte pothuajse tërësisht i djegur.

Aktualisht, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të emergjencës po verifikojnë situatën në terren. Sipas dyshimeve të para, ka viktima por nuk ka ende një konfirmim zyrtar për fatin e tyre. Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar pasi të përfundojnë verifikimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark