Insajderi
Lajme

“Lule Gjeli” nis të fshijë gjurmët? Zhduken mbi 3 mijë postime nga profili në Facebook

Insajderi
29 July 2026 - 18:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Lule Gjeli” nis të fshijë gjurmët? Zhduken mbi 3 mijë postime nga profili në Facebook
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profili i shumëpërfolur “Lule Gjeli”, i cili prej një kohe të gjatë ka denigruar dhe linçuar personalitete të ndryshme, nga politika deri te mediat, ka nisur të fshijë postimet e publikuara në Facebook.

Nga më shumë se 5 mijë postime që kishte në profil, ku cak kryesor ishin persona që kanë kundërshtuar ose kritikuar kryeministrin Albin Kurti apo Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë janë fshirë mbi 3 mijë prej tyre.

Ndërkohë, institucionet e hetuesisë janë duke zhvilluar hetime për këtë profil dhe për të identifikuar personin apo personat që qëndrojnë pas tij.

Sipas informacioneve të raportuara deri më tani, dyshohet se personi që administron profilin “Lule Gjeli” ka përdorur disa identitete.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar ditë më parë se në vitin 2021, me kërkesë të personit që përdorte profilin “Lule Gjeli”, ishte takuar me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abazi ka bërë të ditur se është i gatshëm të dëshmojë për këtë çështje para Prokurorisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark