Insajderi
Lajme

Zjarr i madh në një fabrikë metali në Gjakovë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Insajderi
29 July 2026 - 18:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarr i madh në një fabrikë metali në Gjakovë,  ndërhyjnë zjarrfikësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë ditës së mërkurë një fabrikë të metalit në qytetin e Gjakovës.

Pas shpërthimit të flakëve, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, të cilat kanë punuar për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.

“Falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve.

Sipas tyre, nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ndërkohë, shkaqet që çuan deri te përfshirja e fabrikës nga zjarri mbeten për t’u hetuar nga organet kompetente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark