Insajderi
Lajme

Ferati: Nëse ka marrëveshje me VV-në, presidenti duhet të jetë i LDK-së

Insajderi
29 July 2026 - 22:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferati: Nëse ka marrëveshje me VV-në, presidenti duhet të jetë i LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se posti i presidentit duhet t’i takojë LDK-së në rast të një marrëveshjeje eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, është parim që një parti të mos i mbajë të tri pozitat kryesore të shtetit, ndërsa një marrëveshje e tillë do të garantonte stabilitet institucional për një periudhë të caktuar.

“Është parim dhe është kriter që një parti të mos i udhëheqë të tri pozitat kryesore. Kjo është marrëveshje që ka me garantu për një kohë të caktuar stabilitetin institucional të Kosovës. Bëhet fillimisht duke e zgjidhur pjesën e arsyes kryesore për të cilën kemi shkuar në zgjedhje, e që është presidenti i Republikës së Kosovës. Si parim, mendoj që është ndërtuar e tillë edhe si opinion politik i LDK-së për publikun dhe prapë ndaj besimin që duhet të jetë i LDK-së presidenti”, tha Ferati.

Ai shtoi se LDK-ja po punon për ndërtimin e kritereve që do ta konturonin një marrëveshje të mundshme dhe do të krijonin siguresa, bazuar në përvojat e mëhershme.

I pyetur nëse pret përçarje brenda LDK-së pas zhvillimeve të fundit, Ferati u përgjigj shkurt:

“As nuk kam pritshmëri, as nuk kam informacion.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark